Telegrafi

Real Madridi përballet me dy pengesa në transferimin e Pogbas

Real Madridi është duke pritur të shesë tre yje të skuadrës përpara se të vazhdojnë ndjekjen e tyre për mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Fituesi i Kupës së Botës është ende i gatshëm të largohet nga Manchester Unitedi këtë verë, pavarësisht se u bashkua me klubin në turneun e tyre para-sezonal në Australi.

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane ende e sheh Pogbën si një nënshkrim me prioritet, por ai duhet të presë që klubi të largojë disa lojtarë nga skuadra e tij.

Lexo po ashtu Paga e Pogbas pengesë për transferimin e tij te Real Madridi

Sipas Goal.com, Gareth Bale, James Rodriguez dhe Isco janë të gjithë në dalje në mënyrë që klubi të financojë një lëvizje për reprezentuesin e Francës.

Pogba pëlqehet shumë nga Zidane (Foto: Christian Kaspar-Bartke/Getty Images/Guliver)

Një tjetër pikë e rëndësishme në çdo marrëveshje potenciale është pagesa që Unitedi do të kërkojë për Pogban, të cilën Reali akoma duhet të diskutojnë me homologët e tyre anglezë.

Duke folur në një konferencë për shtyp gjatë të mërkurës në Perth, trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, tha se nuk ka asgjë ofertë drejt Pogbas.

Lexo po ashtu Solskjaer: Asnjë ofertë nuk ka arritur për Pogban apo Lukakun

“Ka pasur shumë bisedime dhe spekulime për shumë nga lojtarët tanë, si në ardhje ashtu edhe në largim”.

“Për aq sa jam i vetëdijshëm dhe deri më tani, nuk kemi asnjë ofertë për asnjë prej lojtarëve tanë… Paul, ose shumica e lojtarëve tanë, kanë kontrata të gjata”. /Telegrafi/