Telegrafi

Real Madridi i ofron katër lojtarë Unitedit, përfshinë edhe talentin Odegaard në ofertë për yllin Pogba

Real Madridi shpreson të bindë Manchester Unitedin të ndahet me francezin Paul Pogba duke ofruar një lojtar në këmbim plus para për transferimin e tij.

Klubi i madh spanjoll është i interesuar të përforcojë edhe më shumë skuadrën e tyre për sezonin e ri, pasi ka pasur shumë ulje ngritje në sezonin e fundit dhe aktualin.

Njëri nga emrat më të përfolur për t’u transferuar në Santiago Bernabeu ka qenë padyshim ylli i Djajve të Kuq, Pogba, i cili pëlqehet si nga drejtuesit ashtu edhe nga trajneri Zinedine Zidane.

Lexo po ashtu Dugarry këshillon Real Madridin: Pogba është lojtari që iu nevojitet

Sipas mediumit The Sun, Reali mund t’i ofrojë Unitedit katër yje me emër të madh, përfshirë Martin Odegaard, aktualisht i huazuar te Real Sociedadi, në një përpjekje të etur për të arritur Pogban.

Rekordi i blerjeve të klubit nga Old Trafford thuhet se nuk është në shitje por Reali, gjithashtu i goditur nga pandemia, ndjen se një marrëveshje shkëmbimi është një opsion.

Lexo po ashtu “Pogba ka gjithçka për të qenë më i miri në botë”, Shaw vjen me lëvdata për bashkëlojtarin

Përveç 21-vjeçarit Odegaard, Reali i ka ofruar gjithashtu në këmbim të pjesshëm edhe James Rodriguez , Lucas Vazquez dhe Brahim Diaz.

Por, sipas burimeve të mediave angleze, trajneri Ole Gunnar Solskjaer dëshiron të bashkojë Pogba me ardhjen e janarit, Bruno Fernandes, për të krijuar një dyshe të fortë në mesfushë. /Telegrafi/