Real Madridi shpreson të bindë Manchester Unitedin të ndahet me francezin Paul Pogba duke ofruar një lojtar në këmbim plus para për transferimin e tij.
Klubi i madh spanjoll është i interesuar të përforcojë edhe më shumë skuadrën e tyre për sezonin e ri, pasi ka pasur shumë ulje ngritje në sezonin e fundit dhe aktualin.
Njëri nga emrat më të përfolur për t’u transferuar në Santiago Bernabeu ka qenë padyshim ylli i Djajve të Kuq, Pogba, i cili pëlqehet si nga drejtuesit ashtu edhe nga trajneri Zinedine Zidane.
Sipas mediumit The Sun, Reali mund t’i ofrojë Unitedit katër yje me emër të madh, përfshirë Martin Odegaard, aktualisht i huazuar te Real Sociedadi, në një përpjekje të etur për të arritur Pogban.
Rekordi i blerjeve të klubit nga Old Trafford thuhet se nuk është në shitje por Reali, gjithashtu i goditur nga pandemia, ndjen se një marrëveshje shkëmbimi është një opsion.
Përveç 21-vjeçarit Odegaard, Reali i ka ofruar gjithashtu në këmbim të pjesshëm edhe James Rodriguez , Lucas Vazquez dhe Brahim Diaz.
Por, sipas burimeve të mediave angleze, trajneri Ole Gunnar Solskjaer dëshiron të bashkojë Pogba me ardhjen e janarit, Bruno Fernandes, për të krijuar një dyshe të fortë në mesfushë. /Telegrafi/