Oferta e fundit e Real Madridit është 227 milionë euro për Harry Kane, por as kjo nuk ka mjaftuar për Tottenhamin.
Anglezët edhe pse kanë treguar se shesin lojtarë në vitet e fundi, kësaj radhe këtë shumë e kanë marrë me qetësi të madhe.
Lajmin e publikojnë mediat angleze duke cituar se krerët e klubit anglez nuk janë të kënaqur dhe se nuk duan të mbesin pa sulmuesin më të mirë në kampionat.
Ëshë pikërisht trajneri Mauricio Pochettino, që ka përjashtuar cdo mundësi që lojtari të largohet, sidomos në janar.
Kjo pasi që Tottenham mbetet në garë në Ligën e Kampionëve, ndërsa edhe po Kane të kalojë të Real Madridi, ai nuk do të kishte të drejtë të luante në këtë garë.
Shuma prej 227 milionë euro mund t’i rikthej palët sërish në bisedime, pasi mbretërit duan një lojtarë të sulmit medoemos tani.
Los Blancos janë të lidhur me emra si Kylian Mbappe, Neymar dhe Eden Hazard, në ditët e fundit, por me anglezin Kane që mbetet objektivi kryesor. /Telegrafi/