Telegrafi

Real Madridit i ofrohet mundësia për të nënshkruar me Harry Kane

Klubi spanjoll, Real Madridi ka mundësi për të nënshkruar me yllin e Tottenham Hotspur, Harry Kane.

Kane ishte cak i Manchester Cityt në afatin e fundit veror, por tani ylli anglez thuhet se i është ofruar një klubi jashtë Ligës Premier.

Sipas mediumit El Nacional, Real Madridit i është ofruar shansi për të nënshkruar me sulmuesin e Tottenham, Harry Kane.

Kapiteni i Anglisë ka qenë i lidhur shumë me Los Blancos në të kaluarën, por ata tani po ndjekin lojtarë tjerë.

Kylian Mbappe i Paris Saint-Germain dhe Erling Haaland i Borussia Dortmund janë dy emrat që janë më të mundur për t’u transferuar.

Një sulm ndaj sulmuesit anglez të Spurs konsiderohet si i pamundur në këtë fazë. /Telegrafi/