Site icon Telegrafi

Real Madridi nuk ka bërë asnjë lëvizje deri më tani për William Saliban

William Saliba duket se do të vazhdojë të qëndrojë te Arsenali përkundër spekulimeve për një largim të mundshëm të tij.

Fabrizio Romano ka konfirmuar se Real Madridi nuk është në bisedime për të nënshkruar me William Saliba.

Pavarësisht thashethemeve të fundit, nuk ka pasur asnjë kontakt mes klubit dhe mbrojtësit të Arsenalit.

Lexo po ashtu Saliba konfirmon të ardhmen e tij pas interesimit nga Real Madridi

“Real Madrid nuk ka hapur negociatat për Salibën. Nuk ka asgjë që po ndodh me Arsenalin apo lojtarin”, ka raportuar Romano.

Arsenali dëshiron të mbajë Salibën dhe ta konsiderojë atë kyç për planet e tyre afatgjata. Kontrata e tij është deri në vitin 2027 dhe ata nuk janë të interesuar ta shesin.

Lexo po ashtu Arsenali po e blindon me kontratë të re Saliban, do të fitojë sa tre lojtarët më të paguar në klub

Saliba është në listën e dëshirave të Realit, megjithatë Los Blancos nuk kanë bërë asnjë përpjekje deri më tani.

Nga ana tjetër Arsenali është në bisedime me lojtarin për t’i zgjatur kontratën deri në vitin 2030. /Telegrafi/

 

Exit mobile version