Real Madridi mund t’i ketë dy mungesa të mëdha në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj rivalit të urryer, Barcelonës, në ndeshjen e njohur si El Clasico.
El Clasico e parë e edicionit 2024/25 do të zhvillohet këtë të shtunë, me Los Blancos që e presin Barcelonën në ‘Santiago Bernabeu’ nga ora 21:00.
Megjithatë, trajneri Carlo Ancelotti mund të ketë kokëdhimbje para ndeshjes derbi, shkaku i lëndimeve.
Përveç David Alaba, Dani Carvajal dhe sipas të gjitha gjasave Brahim Diaz, Rodrygo Goes do të mungojë ndaj Barcelonës.
Sulmuesi brazilian pësoi një dëmtim të kofshës kundër Borussia Dortmund, duke u larguar në pesë minutat e fundit për t’i lënë vend Aurelien Tchouamenit.
🚨⚠️ Rodrygo has suffered an injury as tests have confirmed today, he will NOT be available for El Clásico. pic.twitter.com/9EqCR1pylT
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 23, 2024
Sipas mediumit Diario AS, testet e para kanë konfirmuar frikën e tyre për një dëmtim të kofshës për Rodrygo, dhe ai është përjashtuar nga përplasja e madhe ndaj Barcelonës.
Megjithatë, mungesa tjetër e madhe e Real Madridit në këtë ndeshje mund të jetë portieri belg, Thibaut Courtois, i cili gjithashtu ka pësuar një dëmtim ndaj Dortmundit.
“Pas analizave të kryera te lojtari ynë Thibaut Courtois nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim në aduktor në këmbën e majtë. Progresi i tij do të monitorohet”, thuhet në njoftimin e Los Blancos. /Telegrafi/
Parte médico de Courtois. #RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) October 23, 2024