Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ishte gati të nënshkruante për 35 milionë euro me David Silvan në vitin 2010.
Por, madrilenët hoqën dorë pasi shqetësimet u rritën për mënyrën e jetesës së pretenduar të lojtarit.
Sipas “The Athletic”, Perez shkoi aq larg sa i tha një agjentit të Madridit “që t’ia bënte valixhen gati atëbotë 24-vjeçarit pas një ndeshje kundër Valencisë”.
Pas studimit të personazhit në Madrid për spanjollin, ata morën një raport se spanjolli ka jetë të shthurur dhe nuk është i dinjitetshëm për të qenë yll në Bernabeu.
Më pas mesfushori kaloi në radhët e kampionit aktual të Manchester Cityt për një shumë prej tetë milionë eurove.
Ndryshe, 33-vjeçari deri më tani ka pasur 400 paraqitje për anglezët dhe ka shënuar 54 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/