Telegrafi

Real Madridi në bisedime me Aubameyangun

Tashmë është bërë e ditur se Arsenali dëshiron të shesë Pierre-Emerick Aubamyeang në afatin kalimtar të kësaj vere.

Sulmuesi gabonez ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshjen e re, andaj The Gunners nuk duan ta humbin atë si lojtar të lirë.

Aubameyang ka kontratë me skuadrën londineze deri në verën e vitit 2021, e që Topçinjtë e duan shitjen e tij.

Mirror raporton se Real Madridi i është bashkuar garës për transferimin e gabonezit që po tregon formë të lartë te Arsenali.

Por, Aubameyang shihet si plani B i madrilenëve, pasi në listën e tyre janë dy sulmues të tjerë.

Lexo po ashtu Arsenali e sheh Jimenezin si zëvendësues të kapitenit Aubameyang

Nëse mbretërit nuk arrijnë të transferojë Erling Haalandin ose Sadio Manen, atëherë do të rikthejnë sytë nga gabonezi

Arseanli është i gatshëm që të shesë sulmuesin qysh në këtë verë, mirëpo kërkon 50 milionë euro për kartonin e tij. /Telegrafi/