Telegrafi

Real Madridi mund të futet në garë për Rabiot që në afatin e janarit

Mediat italiane shkruajnë se drejtuesit e Real Madridit po mendojnë të sjellin Adrien Rabiot gjatë afatit kalimtar të janarit.

Në stadiumin “Santiago Bernabeu”, thuhet se besojnë se mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot mund të jetë një përforcim në luftën për titullin e La Ligës.

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti e njeh mirë futbollistin francez që nga koha kur ata ishin bashkë te PSG.

Kontrata e Rabiot skadon në fund të sezonit dhe nuk ka indikacione se do të zgjatet.

Juve mund të shfrytëzojë mundësinë për të marr para në janar, diku deri në 20 milionë euro. /Telegrafi/