Real Madridi pritet të jetë më aktiv se zakonisht në afatin kalimtar vitin e ardhshëm.
Trent Alexander-Arnold, Alphonso Davies dhe Florian Wirtz raportohen të jenë objektivat e klubit, ndërsa po mendohet edhe një lëvizje për sulmuesin e Atalantas, Ademola Lookman.
Sipas CaughtOffside , Real Madridi është së bashku me Manchester United dhe Paris Saint-Germain në garën për të nënshkruar me sulmuesin nigerian, i cili ka regjistruar 10 kontribute në gola në vetëm nëntë ndeshje të Serie A deri më tani këtë sezon.
Lookman është zhvilluar në një lojtar të domosdoshëm për Atalantën gjatë 12-18 muajve të fundit dhe ata nuk kanë ndërmend ta lënë të largohet lehtë.
Nëse do të konsiderohej një shitje e tij, besohet se do të duheshin 60 deri 70 milionë euro.
Real Madridi nuk ka domosdoshmërisht nevojë për Lookman, pasi kanë shumë talente në sulm./Telegrafi/