Sipas medieve në Spanjë dhe Itali, Real Madridi ka rindezur interesimin e tyre për portierin adoleshent të Milanit, Gianluigi Donnarumma.
Portieri i talentuar 17-vjeçar ka grumbulluar tashmë mbi 50 paraqitje për Rossonerët dhe tani gazeta spanjolle, AS, raporton se skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane janë marrë duke parasysh transferimin e italianit së bashku me portierin e Chelseat, Thibaut Courtois.
Donnarumma shihet si zëvendësim afatgjatë i Italisë për Gianluigi Buffon, por Tuttosport theksojnë hezitimin e adoleshentit për të nënshkruar një marrëveshje të re në San Siro dhe kjo mund të jetë për shkak se atij do t’i pëlqente mundësia e lëvizjes në kryeqytetin spanjoll.
“Real Madrid më kërkon mua? Unë jam duke menduar vetëm për Milanin, duke bërë mirë dhe duke punuar shumë çdo ditë. Do të shohim”, ka thënë Donnaruma për Sky Italia gjatë dhjetorit, përcjell Telegrafi.
Nevoja për një portieri të ri në Bernabeu ka ardhur në javët e fundit, pasi zgjedhja numër një e portës, Keylor Navas, është parë si fajtor për golin e fitores në fund nga Stevan Jovetic, ku Sevilla i dha fund 40-të ndeshjeve pa humbje të klubit mbretëror. /Telegrafi/