Telegrafi

Real Madridi merr vendimin përfundimtar për Kepan

Real Madridi nuk do ta mbajë Kepa Arrizabalaga përtej këtij sezoni, raporton Jorge Picon i Relevo.

Los Blancos nuk janë të kënaqur me nivelin aktual të spanjollit. Përveç kësaj, ata besojnë se pozicioni është i mbuluar mirë me Thibaut Courtois dhe Andriy Lunin .

Stafi stërvitor i Real Madrid thuhet se planifikon të mbajë Lunin si titullar përpara se Courtois të kthehet nga lëndimi i gjatë.

Lexo po ashtu Gjashtë largimet që pritet të ndodhin në verë nga Real Madridi

Ukrainasi duket shumë më bindës se Kepa dhe kryeson në numrin e matjeve kryesore të portierëve në elitën e futbollit spanjoll La Liga.

Kepa tani pritet të kthehet në Chelsea në fund të sezonit, por ai nuk është as në planet e klubit lonaindez dhe duhet të gjej një skuadër tjetër.

Lexo po ashtu Ancelotti do të marrë vendimin e ‘sezonit’ në ditët në vijim

Kontrata e 29-vjeçarit me blutë e Londrës skadon në verën e vitit 2025, derisa largimi i tij nga Stamford Bridges në verë është mëse i sigurt. /Telegrafi/