Real Madridi ka pësuar disa humbje financiare pasi stadiumit ‘Santiago Bernabeu’ iu ndalua organizimi i koncerteve deri në mars 2025.
Sipas mediumit Relevo, Florentino Perez tani po mendon të shesë një yll të madh në skuadrën e Carlo Ancelottit për të mbledhur para dhe për të balancuar librat financiar.
Andriy Lunin, Antonio Rudiger, Aurelien Tchouameni dhe Rodrygo Goes janë disa nga yjet e mëdhenj që po konsiderohen për shitje nga drejtuesit e Los Blancos.
Vitin e kaluar, Real Madridi mbylli çdo bisedë për të shitur yjet e tyre të mëdhenj, por nuk është kështu këtë sezon pasi klubi dëshiron të rikuperojë shpejt humbjet financiare.
Kylian Mbappe dhe Vinicius Jr janë dy lojtarë e vetëm që thuhet se nuk janë në shitje te Real Madridi. /Telegrafi/