Telegrafi

Real Madridi largohet nga gara për Rudigerin

Real Madridi nuk është i interesuar më në transferimin e Antonio Rudigerit, raporton Marca.

Los Blancos ishin duke shikuar mundësinë e transferimit të mbrojtësit gjerman, kontrata e të cilit skadon në fund të këtij edicioni me Chelsean.

Rudiger po kërkon mbi dhjetë milionë euro paga në sezon, derisa The Blues nuk i ofrojnë më shumë se shtatë.

Kështu, gjermani mund të largohet nga Stamford Bridge në verën e vitit të ardhshëm si lojtar i lirë, por Real Madridi nuk është më i interesuar për të.

Por, në ndjekje të tij tani është Bayern Munichu, që është i gatshëm t’ia ofrojë dhjetë milionë euro.

Chelsea nuk dëshiron ta humbasë gjermanin, andaj do të tentojë ta bind atë që të vazhdojë qëndrimin në Stamford Bridge. /Telegrafi/