Sipas medieve spanjolle, Real Madrid ka kthyer vëmendjen për transferimin gjatë verës të portierit të Manchester Unitedit, David de Gea, pasi ata besojnë se portieri ka një klauzolë të lirimit në kontratën e tij.
Real Madrid u mundua të transferoj De Gean në dy kohë, në verën e 2015 dhe 2016 pasi e shihnin si adekuatin për të zëvendësuar legjendën e klubit, Iker Casillas.
Sipas gazetës spanjolle, Marca, ‘Mbretërit’ kanë kthyer përsëri në shënjestër spanjollin, i cili shihet si qëllim i madh i klubit mbretëror dhe thuhet se kontakti i parë mes klubeve është bërë, transmeton Telegrafi.
Mediat spanjolle theksojnë se 26-vjeçari e ka një klauzolë lirimi më klubin nga Old Trafford dhe atë duan ta thyejnë, edhe pse asnjëherë nuk është konfirmuar se një klauzolë e tillë ekzistonte.
Zinedine Zidane thuhet se është një tifoz i madh i De Geas, të cilin e sheh si të përshtatshëm për skuadrën e tij dhe do ta largonte problemin e një portieri për sa paku edhe 10 vite. /Telegrafi/