Site icon Telegrafi

Real Madridi konsideron transferimin e De Ligt

Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs De Ligt vazhdon të mbetet në listën e dëshirave të klubit spanjoll, Real Madridit.

Qendërmbrojtësi holandez ka luftuar për tu vendosur në skuadrën e Juventusit që nga transferimi nga Ajaxi një vit më parë për 75 milionë euro.

Megjithatë, forma e tij nuk ka qenë më e mira duke mbetur shpeshherë edhe në bankën rezervë dhe një largim nga Juventusi mund të ndodh këtë verë.

Lexo po ashtu De Ligt: Kalimi te Juventusi më bëri të ndjehem sikurse një fëmijë në dyqanin e ëmbëlsirave

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Real Madridi po shqyrton një sulm për transferimin e mbrojtësit të Juventusit, De Ligt.

Los Blancos po kërkojnë të forcojnë mbrojtjen e tyre, pasi kanë shqetësime për moshën e Sergio Ramos dhe vëllimin e ndeshjeve të luajtura nga Raphael Varane.

Lexo po ashtu Revolucionin te Real Madridi mund ta bëjë Mino Raiola – agjenti ka gati tre yje për klubin e madh

20-vjeçari holandez po konsiderohet zgjidhje e parë së bashku me mbrojtësin e RB Leipzig, Dayot Upamecano.

Reali mund të ketë edhe ndihmën e agjentit të De Ligt, Mino Raiola, për të mundësuar arritjen e marrëveshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version