Site icon Telegrafi

Real Madridi konsideron transferimin e Camavingas këtë verë

Real Madridi po konsideron një lëvizje për të nënshkruar me yllin e Rennes,  Eduardo Camavinga, këtë verë për të siguruar shërbimet e tij para çdo klubi tjetër.

Sipas mediumit Diario Sport, e ardhmja e Camavingas nuk është më e sigurt për shkak të famës së tij të rritur kohëve të fundit me paraqitje edhe te kombëtarja e Francës.

Ky raporton shton se Reali mund të bëjë një marrëveshje për të nënshkruar 17-vjeçarin për 60 milionë euro dhe ta lejojë atë të mbetet te klubi nga Ligue 1 në një marrëveshje huazimi për një pse dy sezonet e ardhshme.

Fakti që Rennes do të jetë në gjendje të mbajë yllin e tyre potencialisht për dy vitet e ardhshme mund t’i lejojë ata të negociojnë largimin e tij të përhershëm për një shitje të arsyeshme.

Camavinga, 17 vjeç, ka rënë në sy me paraqitjet e tij në Ligue 1 dhe ai ishte i përfshirë në të gjitha 25 ndeshjet – duke filluar 24 prej tyre – në ligë për klubin e tij sezonin e kaluar, duke i ndihmuar ata të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori qendror u bë lojtari më i ri që luan për Francës në mbi 100 vitet e fundit kur bëri debutimin e tij në fillim të këtij muaji në Ligën e Kombeve.

Diku tjetër, një raport në gazetën Marca shkruan se si Reali dhe PSG janë gati të fillojnë një betejë të gjatë për të siguruar nënshkrimin e lojtarit vitin e ardhshëm.

Përderisa thuhet se do të ketë një armëpushim midis klubeve për një nënshkrim këtë vit, të dy do të përdorin hilet e tyre për të joshur lojtarin me Zinedine Zidane që do të luajë një rol kyç në ofensivën simpatike të Mbretërve. /Telegrafi/

Exit mobile version