Telegrafi

Real Madridi konfirmon çmimin e kërkuar për Marco Asension

Real Madridi ka vendosur këtë muaj një çmim të ri për lojtarin spanjoll Marco Asensio, i cili mund të largohet gjatë këtij afati kalimtar.

Asensio përballet me një udhëkryq karriere teksa shkon në vitin e fundit të kontratës së tij aktuale në Madrid, me 19 ndeshje si titullar në La Liga  sezonin e kaluar dhe 12 si zëvendësues në kampionat.

Mungesa e futbollit të rregullt ka rihapur spekulimet për një largim të mundshëm nga Estadio Santiago Bernabeu përpara sezonit të ri 2022/23.

Lexo po ashtu Real Madridi kërkon të zvogëlojë skuadrën duke larguar disa lojtarë të panevojshëm

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Los Blancos janë të përgatitur të dëgjojnë ofertat për anësorin e lindur në Mallorca, me kusht që të përmbushin vlerësimin aktual të 26-vjeçarit.

Çmimi që Real Madridi kërkon për shërbimet e Asensios është plot 50 milionë euro.

Gjigantët e Ligës Premier, Liverpooli janë lidhur me një ofertë të mundshme, pasi Jurgen Klopp duket i vendosur të rinovojë skuadrën e tij në javët e ardhshme.

Sidoqoftë, Asensio do të kërkojë garanci të forta për një rol në ekipin e parë dhe ky do të jetë faktori kryesor në zgjedhjen e spanjollit. /Telegrafi/