Site icon Telegrafi

Real Madridi kishte dërguar vëzhgues për t’i parë nga afër Icardin dhe Manolasin

ROME, ITALY - OCTOBER 02: Kostas Manolas (R) of AS Roma competes with Mauro Icardi of FC Internazionale during the Serie A match between AS Roma and FC Internazionale at Stadio Olimpico on October 2, 2016 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images )

Real Madridi njoftohet se ka dërguar vëzhgues për të parë nga afër mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas dhe sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.

Ndeshja mes tyre u mbyll në barazim 2-2 në Stadio Olimpico të dielën në mbrëmje.

Sipas Tuttomercatoweb, në stadium kishte përfaqësues të Real Madridit për t’i parë ata në aksion lojtarët nga afër.

Kostantinos Manolas . (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Objektivat ishin qendërmbrojtësi grek Manolas dhe sulmuesi argjentinas Icardi.

Të dy mund të provohen në afatin kalimtar të janarit, por Icardi ka një klauzolë lirimi prej 110 milion eurosh që është e vlefshme vetëm prej 1 deri me 15 korrik.

Icardi . (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)

Klauzola mund të rinegociohet nga kontrata e ardhshme që ai do të nënshkruajë me Nerazzurët.

Manolas ka një klauzolë lirimi në vlerë 36 milion euro dhe tashmë është i lidhur me disa klube në Ligën Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version