Andrea Belotti ka rënë në radarin e gjigantit spanjoll, Real Madridit.
Sulmuesi i talentuar italian i Torinos ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij, duke bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihet pas shërbimeve të tij.
Sipas Gazzetta dello Sport, skuadra e fundit që po interesohet për transferimin e Belottit janë gjiganti spanjoll, Real Madridi, të cilët thuhet se kanë hapur bisedimet mbi një transferimi të tij gjatë verës, përcjell Telegrafi.
Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka udhëtuar në kryeqytetin spanjoll për të diskutuar transferimin e mundshëm të italianit, me ‘Mbretërit’ që thuhet se janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e tij prej 100 milionë eurove.
Për Belottin interesim kanë shprehur edhe gjigantët anglez, si Arsenal, Chelsea dhe Liverpool, por edhe skuadrat e mëdha nga Serie A. /Telegrafi/