Real Madrid është edhe një herë mbi Barcelonën në listën e skuadrave që kanë fituar më shumë tituj deri më tani.
Klubi madrilen me titullin e fituar sot në La Liga shkon në kuotën e 95 trofeve të fituar deri tani.
Sipas gazetës Marca, me këtë trofe, Real Madridi lë pas vete rivalin e urryer, Barcelonën, e cila ka 94 tituj të fituar.
Titulli i fituar në La Liga ishte i 35-ti për Los Blancos në histori, ndërsa Barcelona ka 26 tituj të fituar në kampionatin elitar spanjoll.
Në Ligën e Kampionëve, Mbretërit mund të mburren me 13 tituj, më shumë se çdo klub tjetër në Evropë, ndërsa Barcelona ka pesë tituj.
Segunda Liga del @realmadrid en las tres últimas temporadas
👑🇪🇸
La historia continúa… pic.twitter.com/yH8nPo0LOW
— MARCA (@marca) April 30, 2022
🏆 #CAMPEON35 🏆 pic.twitter.com/kpdQSVqzmv
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 30, 2022
Copa del Rey është turneu me bilancet më të çekuilibruara në favor të Barcelonës, e cila e ka fituar 31 herë. Real Madridi, nga ana tjetër ka 19 tituj, por nuk e ka fituar që nga viti 2014.
Tre ish-kupa të UEFA-s të fituara nga Barcelona janë përfshirë në bilanc, pavarësisht se UEFA nuk e përfshin në garat e saj zyrtare.
Edhe Recopa është e zhdukur tashmë, të cilën katalunasit e fituan katër herë për dallim nga Real Madridi që nuk e ka asnjë.
Real Madridi ka ende opsionin për të shtuar edhe një titull, pasi është ende në garë për trofeun e Ligës së Kampionëve këtë sezon. Të mërkurën, kundër Cityt, Los Blancos kërkojnë të kthehen në një finale të Kupës Evropiane pas katër vitesh. /Telegrafi/