Real Madridi ka kthyer në agjendën e tyre portierin e Manchester United, David de Gean.
Sipas Don Balon, skuadra e Real janë duke e konsideruar si zgjidhje më të mirë De Gea përballë Keylor Navasit.
Portieri nga Kosta Rika tashmë sa është kthyer nga operacionin, por nuk po gjen formën e tij edhe pse mbretërit vazhdojnë të kenë besim.
Çmimi që flitet se do të paguajë Reali është 60 milionë euro dhe në mes është edhe apeli i klubit pasi transferimet për ta janë të ndaluara nga FIFA.
Dy vite më parë transferimi kishte dështuar në momente e fundit. /Telegrafi/