Real Madridi është duke kërkuar një mbrojtës të djathtë për sezonin e ri, pasi Dani Carvajal në vitin e ardhshëm do të jetë 33-vjeçar.
Edhe lëndimi i mbrojtësit spanjoll ka alarmuar Realin, pasi shumë media në Spanjë kanë raportuar se Carvajal pas këtij lëndimi vështirë se do të rikthehet në formën që kishte.
Trent Alexander-Arnold është objektivi kryesor i Realit, që dëshiron anglezin si transferim të lirë verën e ardhshme nga Liverpooli.
Megjithatë Los Blancos nuk po rrinë duarkryq dhe po mendojnë edhe një plan B nëse nuk arrihet marrëveshja me anësorin anglez.
Kampioni aktual i Evropës synon transferimin e Jeremie Frimpong nga Bayer Leverkusen qysh në janar, nëse Alexander-Arnold vendos të vazhdoj kontratën me Liverpoolin ose zgjedh ndonjë skuadër tjetër.
Për të arritur te anësori holandez, Los Blancos duhet të paguajnë 50 milionë euro te Bayer Leverkuseni. /Telegrafi/