Telegrafi

Real Madridi ka në mendje transferimin e dy top yjeve për verën e ardhshme

Gjatë verave të fundit, Real Madridi ka menaxhuar një rrjedhë të qëndrueshme të transferimit të yjeve, kjo falë punës së palodhshme të presidentit Florentino Perez ndër vite.

‘Los Blancos’ gjithashtu kanë përdorur në favorin e tyre tregun e lojtarëve të lirë dhe tashmë kanë vënë syrin në dy objektiva të tjerë.

Alphonso Davies i Bayern Munichut tashmë është përmendur si një objektiv kryesor për madrilenët, madje është raportuar se palët kanë arritur një marrëveshje sa i përket kushteve personale në muajin mars, megjithatë bisedimet me Bayernin nuk prodhuan ndonjë rezultat.

Në rast se nuk ndryshon asgjë sa i përket situatës së kontratës së tij tek gjiganti gjerman, atëherë ai pritet t’i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë verën e ardhshme.

Një histori e njëjtë është pak a shumë edhe për Trent Alexander-Arnold të Liverpoolit. Reprezenutesi anglez do të mbetet pa kontratë verën e ardhshme, por ende nuk është e qartë nëse atij do t’i dhurohet një marrëveshje e re.

Mediumi katalanas Sport, ka thënë se madrilenët e kanë për synim përforcimin e krahëve të mbrojtjes verën e ardhshme, andaj Davies dhe Alexander-Arnold do të përfitonin një bonus të madh nëse bëhen pjesë e tyre si lojtar të lirë.

Dallimi i vetëm mes Davies dhe Alexander-Arnold është se Real Madridi nuk ka arritur marrëveshje personale me këtë të fundit e as nuk ka hapur ndonjëherë bisedimet me klubin e tij.

Nëse Real Madridi vendosin përfundimisht të bëjnë një lëvizje për të, atëherë kjo do të thotë fundi i aventurës së Lucas Vazquez me fanellën e bardhë mbretërore./Telegrafi/