Është bërë shumë shaka për situatën e Ousmane Dembele te Barcelona, por Real Madridi ka gjysmë ekipi ‘Dembele’ në skuadrën e vet. Ata gjithashtu kanë lojtarë të shtrenjtë dhe të famshëm që po kontribuojnë shumë pak ose fare.
Këto situata janë zhvilluar pak nga pak gjatë muajve të fundit. Ka arritur në pikën ku Gareth Bale, Eden Hazard, Luka Jovic, Mariano Diaz, Federico Valverde dhe Dani Ceballos janë thjesht pasagjerë në plotësimin e listave të skuadrës, për shkak të një përzierjeje të lëndimeve, mungesës së besimit, shkëputjes dhe performancës së dobët.
Këta lojtarë nuk po përdoren nga Carlo Ancelotti, i cili nuk di të fitojë ndeshjet kur nuk paraqiten kushtet e nevojshme. Ndërhyrjet e tij janë sa të pakta aq edhe joefikase. Kundër Athletic Bilbaos, Real Madridi e përfundoi ndeshjen me vetëm dy zëvendësime të bëra dhe me Eder Militao si numër 9.
Pavarësisht se kishte 10 ditë në Valdebebas me shumicën e skuadrës së tij, Ancelotti nuk mundi të përgatiste ndeshjen për ata lojtarë dhe priti brazilianët që sapo kishin zbritur nga fluturimi i tyre nga ndeshjet ndërkombëtare. Ai nuk mund t’i përfshinte ata që ishin të pushuar mirë. Ky ishte një dështim.
Tani Real Madridi i ka dhënë lamtumirën një trofeu që Bilbao tani mund ta fitojë, pa bërë asgjë. Ata thjesht qëndruan në lojë dhe shmangën gabimet e mëdha, duke pritur që të ndodhte një magji në San Mames.
Kupa e Mbretit është ‘zhdukur’ për Real Madridin, siç janë rezervat që nuk janë as të dobishëm për të ndezur debate siç bën Dembele me situatën e tij te Barcelona. /Telegrafi/