Mediat spanjolle raportojnë se Real Madridi ka gati një ofertë prej 200 milionë eurosh për yllin e Tottenham Hotspur, Cristian Eriksen nëse Luka Modric largohet këtë verë.
Gjiganti spanjoll këtë verë është në fazën e rikonstruktimit të klubit pasi trajneri Zinedine Zidane dhe ylli kryesor i skuadrës, Cristiano Ronaldo, janë larguar.
Në vend të francezit ka ardhur spanjolli Julen Lopetegui, ndërsa në vend të Ronaldos pritet të luaj Gareth Bale, nëse nuk arrin ndonjë sulmues i kalibrit të lartë.
Megjithatë, Mbretërit nuk po përballen vetëm me largimin e Zidanet dhe Ronaldos, por edhe kroati Modric pritet ta ndjek rrugën e tyre.
Modric është duke u lidhur me një transferim te gjiganti italian, Interi, dhe klubi nga Santiago Bernabeu janë të gatshëm të gjejnë një lojtar të profilit të lartë për ta zëvendësuar atë.
Sipas mediave spanjolle, kampionat evropian në fuqi janë vënë pas yllit danez të Tottenhamit, Eriksen, të cilin e shohin si zëvendësues ideal të Modricit.
Gjithmonë sipas këtyre mediave, Reali është i gatshëm të derdh plot 200 milionë euro në arkat e Spurs për shërbimet e Eriksenit.
Java e ardhshme pritet të sqaroj gjithçka rreth këtyre tratativave pasi pritet të ketë një takim mes Modricit dhe presidentit Florentino Perez. /Telegrafi/