Drejtuesit e Real Madridit janë të bindur për nënshkrimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Erling Haaland, me një shifër rekord botëror.
Haaland iu bashkua kampionëve në fuqi të Ligës Premier verën e kaluar pas një marrëveshjeje prej 51 milionë funtesh apo rreth 60 milionë euro me Borussia Dortmund, pavarësisht interesimit nga disa prej klubeve më të mëdha të Evropës si Reali.
Megjithatë, sipas gazetës AS, Los Blancos po planifikojnë të rindezin ofertën e tyre për reprezentuesin norvegjez dhe janë të sigurt se do të kenë lojtar të tyre deri në vitin e ardhshëm.
Në fakt, gjigantët e Real Madridit po planifikojnë një ofertë rekord botëror prej 200 milionë funtesh apo 250 milionë eurosh, e cila do të eklipsojë transferimin prej 222 milionë eurosh të Neymar në Paris Saint-Germain në vitin 2017.
Kampionët në fuqi të Evropës kanë besim se 22-vjeçari ka një klauzolë lirimi, e cila aktivizohet çdo vit nga viti 2024 deri sa kontrata e tij të përfundojë në vitin 2027, pavarësisht se City e mohon atë.
Skuadra e Carlo Ancelottit planifikon të qëndrojë në kontakt me kampin e norvegjezit deri në vitin e ardhshëm, në mënyrë që të jetë në ‘pole-position’ kur të vijë koha për të hyrë.
Reali gjithashtu beson se Haaland ende mund të largohet nga Etihad edhe nëse menaxheri Pep Guardiola, i cili luajti një rol integral në nënshkrimin e tij, qëndron në Mançester. /Telegrafi/