Telegrafi

Real Madridi interesohet për portierin e Fiorentinës, Alban Lafont

Portieri i Fiorentinës, Alban Lafont thuhet se po kërkohet nga klubi i madh spanjoll, Real Madridi.

21-vjeçari u nënshkrua nga Toulouse për shtatë milionë euro në vitin 2018, por luajti vetëm një sezon para se të huazohej përsëri në Francë te Nantes.

Ai ri-gjeti formën e tij më të mirë në Ligue 1, duke mbajtur 10 herë portën e paprekur në 27 ndeshje, dhe duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve.

Lafont i huazuar te Nantes

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, një nga ato klube të interesuara është Real Madridi, i cili e sheh Lafontin si një investim të ardhshëm.

Nantes kanë një mundësi për të blerë nga Fiorentina për 7-8 milionë euro, por klubi Viola kanë një të drejt riblerje për 11 milionë euro dhe mund ta përdorin atë për ta shitur më pas me një fitim më të madh.

Nuk do të ketë asnjë shans që Lafont të mbetet në Stadio Artemio Franchi, sepse Bartlomiej Dragowski është i qëndrueshëm në vendin e tij si titullar. /Telegrafi/