Telegrafi

Real Madridi interesohet për Abrahamin e Chelseat

Tammy Abraham është duke shkëlqyer në këtë fillim sezon te Chelsea.

Sulmuesi i talentuar ka shënuar shtatë gola në pesë paraqitje te skuadra londineze, e që duket se The Blues më në fund po e zgjidhin problemin me sulmues.

Por, forma e tij e lartë në këtë sezon ka arritur të kap syrin e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Sipas Diario Goal, Real Madridi po e mendon transferimin e talentit anglez në verën e vitit 2020 nga Chelsea.

Lexo po ashtu Chelsea mburret me talentët e tyre, të gjithë golat e deritanishëm në PL janë shënuar nga lojtarët e dalë nga Akademia

E përditshmja spanjolle bën të ditur se presidenti i Los Blancos është admirues i madh i lojës së Abrahamit, andaj do të tentojë transferimin e tij.

Por, Chelsea vështirë se do ta lejojë largimin e tij, duke ditur se sa ishte e vështirë për ta që ta gjenin një sulmues të kalibrit të tillë, mirëpo edhe që është pjesë e akademisë së tyre që nga mosha shtatëvjeçare. /Telegrafi/