Real Madridi ka informuar skuadrat evropiane, e në veçanti Manchester Cityn se mund të nënshkruajnë me mesfushorin spanjoll, Isco, këtë verë.
Trajneri i Cityt, Pep Guardiola është një tifoz i madh i mesfushorit spanjoll dhe e sheh atë si një pasardhës afatgjatë për David Silvan, i cili do të largohet në fund të sezonit të ardhshëm.
Sipas mediumit të njohur Onda Cero, Mbretërit e kanë siguruar Cityn që janë të përgatitur të shesin Iscon këtë afat kalimtar.
Ky medium shton se klubi nga Santiago Bernabeu do të ishte gati të shiste spanjollin për një çmim prej 80 milionë eurosh.
E gjithë kjo vjen pasi Reali ka nevojë për të shitur pas shpenzimeve mbi 300 milionë deri më tani këtë verë.
Nga ana e tij, Isco është i etur për t’u larguar, pasi ishte afër transferimit te City edhe para se të transferohej në Real Madrid nga Malaga gjashtë vjet më parë. /Telegrafi/