Telegrafi

Real Madridi informon Arsenalin për çmimin e Asensios

Marco Asensio ka vendosur të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar veror.

Sulmuesi spanjoll nuk ka pasur hapësira të shumta nën urdhrat e Carlo Ancelottit dhe dëshiron të ndërrojë skuadër.

E ardhmja e sulmuesit anësorë duket se do të jetë në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.

Arsenal, Newcastle United, Tottenham Hotspur, Manchester United dhe Everton janë skuadrat që kanë shprehur interesim për të.

Por duket se Topçinjtë janë favorit për të nënshkruar me të dhe tanimë kanë kontaktuar direkt Real Madridin për lojtarin spanjoll.

Los Blancos i kanë bërë me dije Arsenalit se Asensio mund të largohet nga Santiago Bernabeu vetëm nëse vije një ofertë prej 40 milionë eurove.

26-vjeçari sezonin e fundit ka zhvilluar 42 ndeshje ku ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/