Real Madridi ka refuzuar shitjen e mesfushorit Federico Valverde pas ofertën nga Bayern Munichu.
Bavarezët ngritën trofeun e Ligës së Kampionëve më 28 gusht pasi u takua me Barcelonën dhe Lyonin përpara se të fitonin ndaj Paris Saint Germain në finale.
Sidoqoftë, pavarësisht suksesit të tyre të madh si brenda vendit ashtu edhe në Evropë sezonin e kaluar, Bayern ishte i etur të forcohej këtë verë dhe madje konsideroi një lëvizje për mesfushorin e Realit, Valverde.
Largimi i Thiago Alcantara në Liverpool ishte një zhgënjim por jo një tronditje, duke qenë se i kishte mbetur edhe një vit nga kontrata dhe Bayerni e dinte që ata kishin nevojë për të forcuar ekipin e tyre.
Megjithatë, sipas gazetës Marca, Mbretërit refuzuan ofertën e Bavarezëve për yllin e tyre uruguaian, i cili ishte objektiv kryesor i gjermanëve për mesfushën.
Valverde është i lumtur në Madrid pasi rinovoi kontratën e tij vitin e kaluar dhe megjithëse shumë në Bayern pretendojnë se ai do të përshtatet në mënyrë të përsosur në ekipin e tyre, e ardhmja e tij duket të jetë në kryeqytetin spanjoll. /Telegrafi/