Real Madridi po synon të zvogëlojë numrin e futbollistëve dhe disa nga ta i ka futur në listën e largimeve apo huazimeve.
Disa transferim të mëdha tashmë janë finalizuar nga Real Madrid këtë verë, disa tjera janë në proces dhe kjo ka bërë që klubi mbretëror të mendoj edhe për largimet.
Sipas gazetës Marca, Isco ishte në treg dhe Marcelos iu dha liria për të vendosur të ardhmen e tij, tani Lucas Vazquez është kthyer në qendër të vëmendjes.
Ardhjet e Rodrygos dhe Eden Hazardit në Madrid e komplikojnë situatën e anësorit spanjolle dhe ai ka rënë më poshtë në listën e Zinedine Zidane.
Përveç Vazquezit edhe Brahim Diaz është në listën e largimeve, por rasti i lojtari të ri është paksa më ndryshe.
Madridi dëshiron që ai të luajë 40 ndeshje në sezonin e ardhshëm për të zhvilluar më tej lojën e tij dhe me dëshirën më të madh do ta huazonte diku dhe jo ta shiste.
Ndryshe, lojtari momentalisht ka 37 futbollistë dhe rreth 15 prej tyre pritet të largohen apo huazohen këtë verë. /Telegrafi/