Telegrafi

Real Madridi i gatshëm të ulë çmimin e Asension, alarmohen Bayerni dhe Liverpooli

Real Madrid është i gatshëm të dëgjojnë ofertat për mesfushorin spanjoll Marco Asensio këtë verë.

Sipas mediumit El Confidencial, Reali po rivlerëson çmimin e tyre të mëparshëm të kërkuar prej 150-180 milionë eurosh.

Në vend të kësaj, Reali pritet ta ul vlerën e lojtarit në një çmim më realist dhe Liverpooli, Juventusi dhe Bayern Munichu të gjitha janë duke monitoruar zhvillimet.

Lexo po ashtu Agjenti: Real Madridi refuzoi 180 milionë euro për Asension

Asensio e ka gjetur veten si rezervistë i Vinicius Junior, por nganjëherë edhe pas Brahim Diaz në renditje këtë sezon.

Asensio nuk po gjen qetësi këtë sezon te Mbretërit (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Vetëm javën e kaluar, agjenti i tij Horacio Gaggioli deklaroi: “Gjatë vitit të kaluar ka pasur oferta të larta deri në 150 milionë euro dhe 180 milion euro, por Madridi nuk donte t’i dëgjonte ato”.

“Gjithmonë ka interesim për Marcon nga klubet e tjera të mëdha”. /Telegrafi/