Real Madrid është i gatshëm të dëgjojnë ofertat për mesfushorin spanjoll Marco Asensio këtë verë.
Sipas mediumit El Confidencial, Reali po rivlerëson çmimin e tyre të mëparshëm të kërkuar prej 150-180 milionë eurosh.
Në vend të kësaj, Reali pritet ta ul vlerën e lojtarit në një çmim më realist dhe Liverpooli, Juventusi dhe Bayern Munichu të gjitha janë duke monitoruar zhvillimet.
Asensio e ka gjetur veten si rezervistë i Vinicius Junior, por nganjëherë edhe pas Brahim Diaz në renditje këtë sezon.
Vetëm javën e kaluar, agjenti i tij Horacio Gaggioli deklaroi: “Gjatë vitit të kaluar ka pasur oferta të larta deri në 150 milionë euro dhe 180 milion euro, por Madridi nuk donte t’i dëgjonte ato”.
“Gjithmonë ka interesim për Marcon nga klubet e tjera të mëdha”. /Telegrafi/