Klubi spanjoll, Real Madridi thuhet se është i gatshëm të tentojë transferimin e mbrojtësit të Manchester Unitedit, Aaron Wan-Bissaka.
Drejtuesit e Realit po kërkojnë një nënshkrim të ri, mbrojtës të djathtë afatgjatë këtë verë dhe Wan-Bissaka kryeson listën e tyre të shkurtër të opsioneve.
Sipas mediumit Okdiario, drejtuesit e Realit pranojnë se ata do të duhet të paguajnë shumë për të bindur Unitedin për të shitur lojtarin dhe janë të gatshëm të ofrojnë deri në 70 milionë euro për anglezin.
Është eksperti kryesor i mediumit Okdiario, Eduardo Inda, i cili zbuloi këtë gjatë muajit të kaluar.
“Real Madridi është duke kërkuar një mbrojtës të djathtë. Ata kanë më të mirin që është Dani Carvajal, megjithëse problemi është dëmtimi”, ka thënë fillimisht Inda.
Real Madrid willing to go to €70M for Man Utd fullback Wan-Bissaka #mufc https://t.co/6HFMVeB3Sr
— Tribal Football (@tribalfootball) March 5, 2021
“Madridi ka Alvaro Odriozolan dhe Eder Militao gjithashtu mund të luajë aty. Odriozola konsiderohet të mos ketë pasur progresin e pritur”.
“Një tjetër që magjeps është një mbrojtës i djathtë anglez, një mbrojtës i shkëlqyeshëm me emrin Aaron Wan-Bissaka”, përfundoi gazetari i njohur. /Telegrafi/