Bernardo Silva mund të jetë largimi i madh nga Manchester City në afatin kalimtar veror.
Dënimi që ka marrë kampioni në fuqi i Anglisë me dy vite përjashtim nga Liga e Kampionëve, mund të bëjë që Silva të largohet.
Vet portugezi javë më parë deklaroi se nuk e përjashton këtë mundësi ka ngjallur reagimin e klubeve të mëdha.
Njëra nga skuadrat e interesuara për të është gjiganti spanjoll Real Madrid.
Mediat spanjolle kanë raportuar se Los Blancos po synojnë ta shfrytëzojnë dënimin e Cityt për ta bindur Silvan të transferohet në Madrid.
Portugezi ka ëndërruar gjithmonë të luaj për Realin dhe këtë afat kalimtar veror mund ta bëjë ëndrrën realitet.
Pep Guardiola e vlerëson jashtëzakonisht shumë yllin e skuadrës, por dëshira e lojtarit është të luaj në Santiago Bernabeu dhe kjo e favorizon Realin për t’i marrë shërbimet e tij.
Gjithsesi për të arritur deri te Silva, 13 herë kampionët e Evropës duhet të shpenzojnë mbi 120 milionë euro. /Telegrafi/