Real Madridi ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit në turneun e Amerikës, kundër yjeve të MLS, vetëm pas penalltive, pasi ndeshja u mbyll 1-1.
Në njërën anë Benzema, Bale, Kovacic, Marcelo e në anën tjetër Kaka, Villa e Schweinsteiger, dhuruan spektakël para amerikanëve.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.
Mayonal shënoi në minutën e 59-0të, ndërsa Dwyer barazoi shifrat vetëm dy minuta pa u mbyllur ndeshja.
Pas penalltive, mbretërit dolën më të saktë duke shënuar fitore me rezultat 4-2. /Telegrafi/