Real Madridi e ka fituar ndeshjen për vendin e tretë në turneun e Audi Cup, duke e mposhtur Fenerbacen me rezultat 5-3.
Sulmuesi ynë Vedat Muriqi, luajti për 74 minuta, duke asistuar bukur në njërin prej golave. Pjesa e parë është mbyllur 2-2 me shumë raste nga të dyja palët.
Garry Rodrigues shënoi që në start për turqit, por Karim Benzema u përgjigj duke shënuar dy herë.
Pjesa e parë u mbyll me golin e Nabil Dirar (2-2), që u asistua nga Vedat Muriqi.
Pjesa e dytë solli edhe katër gola të tjerë, ku Real Madridi shënoi tri herë për ta fituar ndeshjen.
Benzema e kompletoi het-trikun në minutën e 53-të të takimit. Por nuk vonoi shumë dhe Ozan Tufan barazoi shifrat në 3-3.
Nacho dhe Mariano shënuan në fund të ndeshjen për ta vënë rezultatin përfundimtar në 5-3.
Maç Sonucu | Real Madrid 5-3 Fenerbahçe pic.twitter.com/SMENHNPEws
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) July 31, 2019
Real Madridi kthehet ta fitojnë një ndeshje miqësore, duke e zënë vendin e tretë në Audi Cup. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=_9JPP9HsctQ