Telegrafi

Real Madridi fiton minimalisht në udhëtim te Getafe, bëhet lider para El Clasicos ndaj Barcelonës

Real Madridi ka fituar me rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Getafe në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në La Liga.

Los Blancos i janë kthyer fitores në kampionat, pasi kanë mposhtur Getafen pas barazimit më Osasunan në ndeshjen e fundit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Real Madridit, të cilët edhe shënuan një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e tretë me anë të Eder Militaos, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Luka Modric.

Në pjesën e dytë, përsëri Reali ishte skuadër më e mirë, më kërkuese dhe krijoi më shumë.

Mbretërit gjeten golin në minutën e 57-të me anë të Rodrygo Goes, por pas rishikimit të VAR-it goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste, por pa arritur të tunden rrjetat dhe Real Madridi iu gëzua në fund fitores me rezultat minimal 0-1.

Pas kësaj fitore, Los Blancos kthehen në pozitën e parë me 22 pikë apo tri më shumë se Barcelona e dyta me një ndeshje më pak, ndërsa Getafe zë vendin e 16-të me vetëm shtatë pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Real Madridi e pret në shtëpi pikërisht Barcelonën në El Clasico, teksa Getafe udhëton te Rayo Vallecano. /Telegrafi/