Klubi mbretëror spanjoll, Real Madridi është gati të bëjë çmendurinë për mbrojtësin e ri të Portos, Eder Militao.
Los Blancos janë të etur për të nënshkruar me një qendërmbrojtës të ri dhe synimi i tyre është të jetë i ri në moshë.
Sipas gazetës spanjolle AS, mbrojtësi i Portos, Eder Militao, është shfaqur si një objektiv kryesor i transferimeve të Real Madridit.
Mbretërit janë të përgatitur për të përmbushur klauzolën e blerjes prej 50 milionë eurosh të mbrojtësit brazilian.
Klauzola në kontratën e tij të tanishme zgjat për afatin e dimrit dhe drejtuesit e Realit duan ta shfrytëzojnë këtë pasi çmimi i tij thuhet se do të rritet gjatë verës.
Drejtuesit e Real Madridit duan ta transferojnë gjatë dimrit Militaon edhe për faktin se për shërbimet e djaloshit 20-vjeçar ka konkurrencë të madhe.
Manchester Unitedi, Liverpooli dhe Chelsea gjithashtu kanë deklaruar interesimin e tyre për Militaon, por Reali shpreson t’i mposht rivalët e tyre.
Ndryshe, 20-vjeçari u transferua te Porto vetëm në verën e vitit të kaluar për një shifër rreth tetë milionë euro. /Telegrafi/