Real Madrid është gati të pres deri në shtator për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.
Sipas gazetës spanjolle AS, Reali ka vënë presion mbi Unitedit për të shitur mesfushorin e tyre.
Por, përgjigja e klubit nga Old Trafford ka qenë e thjeshtë: duhet të paguhet çmimi prej 180 milionë funtesh apo 200 milionë euro për fituesin e Kupës së Botës me Francën.
Reali fillimisht mendohej se ishte i etur për të përfunduar transferimin përpara 8 gushtit – ditës së fundit të afatit kalimtar në Angli.
Kjo do t’i jepte kohë Unitedit të nënshkruante me një zëvendësim, por tani ka ndryshuar situata te klubi mbretëror.
Real nuk ndjen më nevojën për të nxituar dhe janë të gatshëm të presin deri në fund të afatit kalimtar në La Liga, më datë 2 shtator.
Mbretërit janë të gatshëm të paguajnë 130 milionë funte apo 145 milionë euro për Pogba, dukshëm nën vlerësimin e Unitedit. /Telegrafi/