Telegrafi

“Real Madridi ekip i madh, por ne sot ishin në të njëjtin nivel me ta” – ylli i Napolit nuk e kapërdinë humbjen

Matteo Politano ndjen se Napoli ‘dominoi’ Real Madridin në pjesën e dytë të thrillerit të Ligës së Kampionëve ku humbi 3-2. 

Leo Ostigard dhe Piotr Zielinski  shënuan për vendasit, ndërsa Jude Bellingham, Vinicius Junior dhe Federico Valverde për mysafirët.

“Pas një fillimi të fortë, ne patëm një rënie 10-minutëshe ku pësuam dy gola. Mendoj se dominuam pjesën e dytë, pasi për 20 minuta Real Madrid nuk mundi të dilte nga zona e tyre e penalltisë”.

“Ne jem me keqardhje dhe hidhërim pas kësaj disfate, por gjithashtu e dimë se jemi në rrugën e duhur”.

Lexo po ashtu Fitore spektakolare e Real Madridit në "Diego Armando Maradona" në një përballje me shumë raste shënimi

“Ne sigurisht që mund të kishim bërë më mirë para portës në dy ose tre raste, por Real Madridi mbetet një ekip i madh dhe ne luajtëm në të njëjtin nivel me ta sot”, ka thënë Politano për Sky Sport Italia. /Telegrafi/