Telegrafi

Real Madridi e vendos mbrojtësin Reece James në listën e dëshirave

Klubi i madh spanjoll, Real Madridi e ka vendosur në listën e blerjeve afatgjatë mbrojtësin e Chelseat, Reece James.

Sipas mediumit Goal, drejtuesit e Real Madridit janë të etur për reprezentuesin anglez, megjithëse nuk planifikojnë të lëvizin për mbrojtësin këtë verë.

Në vend të kësaj, Reali do të mbajë një përmbledhje shikimi mbi James për sezonin 2022/23 me synimin për ta sjellë atë në Spanjë në fund të sezonit të ardhshëm.

Lexo po ashtu Benzema i kërkoi fanellën Reece Jamesit pas ndeshjes, arsyeja ishte e veçantë

Reali është i kënaqur me opsionet e tyre për mbrojtësin e krahut të djathtë, megjithëse e di se Dani Carvajal përfundimisht do të duhet të zëvendësohet.

James bëri përshtypje te drejtuesit dhe lojtarët e Realit gjatë takimit të tyre në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në fillim të këtij muaji.

Çmimi i lojtarit të talentuar anglez sillet rreth 55 milionë euro. /Telegrafi/