Telegrafi

Real Madridi e rikthen Eriksenin si prioritet para Pogbas

Real Madridi thuhet se do të synojë transferimin e mesfushorit të Tottenham Hotspur, Christain Eriksen përpara atij të Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Mbretërit janë në treg për përforcime dhe njëri nga repartet që synojnë ta përmirësojnë është mesfusha.

Muajve të fundit janë përfolur shumë emra si transferime të mundshme ku ndër më të përfolurit ishin Pogba dhe Eriksen.

Lexo po ashtu Pogba është dëshira e Zidanet, Eriksen në pritje

Sipas mediumit The Independet, Real Madridi po konsideron nënshkrimin e Eriksenit para Pogbas, të preferuarit të Zidanet.

Eriksen thuhet se ka parakaluar Pogban në listën e dëshirave (Foto: Marca)

Los Blancos mendojnë se një marrëveshje për mesfushorin danez do të jetë më e lehtë për t’u arritur, duke pasur parasysh dëshirën e tij për të kërkuar një sfidë të re.

Reali gjithashtu frikësohet se Pogba mund të kushtojë rreth 150 milionë euro dhe për këtë preferojnë të sjellin një mesfushor të ri për një çmim më të arsyeshëm. /Telegrafi/