Telegrafi

Real Madridi e projekton transferimin e Werner

Real Madridi po e kërkon transferimin e një sulmuesi qysh në afatin kalimtar të janarit.

Los Blancos janë të zhgënjyer me Luka Jovicin që e transferuar në verën e këtij viti nga Eintracht Frankfurit, andaj e mendojnë largimin e tij.

Sipas mediave në Spanjë, madrilenët janë duke tentuar ta transferojnë Timo Wernerin nga Rasenball Sport Leipzig.

Sulmuesi gjermane po tregon formë të lartë që disa sezone te skuadra e tij, andaj ka marrë vëmendjen e Zinedine Zidanes.

Lexo po ashtu Werner refuzon zyrtarisht renovimin me RB Leipzig, ka marrëveshje me Bayernin?

Jovic do të largohet në janar dhe në vend të tij me gjasë do të vije Werner.

Por, për t’i marrë shërbimet e tij, Real Madridi duhet t’i paguajë 60 milionë euro RB Leipzigut. /Telegrafi/