Real Madridi po e kërkon transferimin e një sulmuesi qysh në afatin kalimtar të janarit.
Los Blancos janë të zhgënjyer me Luka Jovicin që e transferuar në verën e këtij viti nga Eintracht Frankfurit, andaj e mendojnë largimin e tij.
Sipas mediave në Spanjë, madrilenët janë duke tentuar ta transferojnë Timo Wernerin nga Rasenball Sport Leipzig.
Sulmuesi gjermane po tregon formë të lartë që disa sezone te skuadra e tij, andaj ka marrë vëmendjen e Zinedine Zidanes.
Jovic do të largohet në janar dhe në vend të tij me gjasë do të vije Werner.
Por, për t’i marrë shërbimet e tij, Real Madridi duhet t’i paguajë 60 milionë euro RB Leipzigut. /Telegrafi/