Telegrafi

Real Madridi e njofton Milanin për çmimin e Iscos

Isco Alcoron do të largohet këtë verë më në fund nga Real Madridi.

Mesfushori spanjoll ka tetë vite që është pjesë e Los Blancos, por dy edicionet e fundit ka pasur hapësira të limituara.

Dëshira e lojtarit është të largohet dhe klubi ia ka plotësuar atë, duke e nxjerr në listën e transferimeve.

Por për ta lejuar largimin e tij, Los Blancos kanë vendosur që të fitojnë 20 milionë fiks.

Milani vazhdon të mbetet skuadra më e interesuar për lojtarin, por oferta e tyre ende nuk përmbush kërkesat e madrilenëve.

Interesim për spanjollin kanë shprehur edhe disa skuadra angleze si Tottenham Hotspur, Everton e West Ham United.

Gjithsesi dëshira e lojtarit është të transferohet në Serie A, me Milanin që po shihet si favoriti kryesor për t’i fituar shërbimet e tij. /Telegrafi/