Telegrafi

Real Madridi e ndjek me vëmendje Jonathan David të Lille

Klubi i madh spanjoll, Real Madridi po vazhdon ta shikojë me vëmendje sulmuesin e Lille, Jonathan David.

Kanadezi ka shënuar 13 gola në Ligue 1 këtë sezon, duke kryesuar listat e golashënuesve përpara yjeve si Kylian Mbappe dhe Lionel Messi.

Ai është në radarin e klubeve të mëdha nga Liga Premier League, Bundesliga dhe Serie A, por tani ka interesim të madh edhe nga La Liga.

Lexo po ashtu Jonathan David në listën e dëshirave të Real Madridit

Sipas gazetës spanjolle Marca, Los Blancos janë të interesuar për transferimin e Davidit dhe ky interesim është më i rëndësishmi.

Carlo Ancelotti është i etur për të përforcuar skuadrën e tij për sezonin 2022/23 dhe 21-vjeçari shihet si një talent premtues për të ardhmen.

Lexo po ashtu E konfirmon agjenti: Është sezoni i fundit i David te Lille, i pëlqen futbolli anglez dhe ai spanjoll

Nick Mavromaras, agjenti i Davidit, ka konfirmuar se ky sezon do të jetë i fundit që golashënuesi do të luajë në Ligue 1, duke hapur tërthorazi derën e Realit.

“Për ne, synimi është të përfundojmë sezonin me Lille , por do të jetë sezoni i tij i fundit atje për arsye të ndryshme”, ka thënë Mavromaras. /Telegrafi/